AL - MK - EN
Për ne
Kush jemi ne

Eko-Natyra është shoqatë jo qeveritare, jopolitike, jo fitim prurëse, që për qëllim kemi promovimin dhe realizimin e programit që mbështet zhvillimin dhe ruatjen e ambientit të pastër jetësorë.

Jemi një grup entuziastësh të pakënaqur me situatën në të cilën ndodhet "nëna natyrë", me një vullnet të arsyeshëm që me aktivitetin dhe punën tonë në teren, të bëjmë ndryshimin e gjendjes egzistuese, në lëmin e rruajtjes së ambientit jetësorë.

Këtë themi me mburje se ka mjaft efekte pozitive, në aktivitetet tona kemi gjetur përkrahje nga shumica e popullatës veçanrisht nga nxënësit dhe studentët, prandaj kjo na nxit që akoma më shumë të angazhohemi.

Anëtarët tanë janë:
- Të rinjtë, studentë, arsimtarë, profesorë, mjek, drejtorë, ministra, inzhinjerë, veterinerë pra njerëz që i lidh dashuria për natyrën dhe dëshira që nëpërmjet aktiviteteve të nxisin te njeriu i rëndomtë rëndësinë për ambient të pastërt jetësorë.

- Kusht i vetëm të jesh patner (anëtarë) i ynë është ta duash shpirtërisht natyrën.

- Shtëpija e jonë është e hapur për njerëzit me vullnet të mirë, të sinqertë, të kujdesshëm, të përgjegjshëm dhe atyre që mundohen të jenë të tillë.

- Nuk e kemi kusht që të kemi numër shumë të madh anëtarësh-kuantiteti nuk është i domosdoshëm.

- Kualiteti (adhuruesit e natyrës) e kanë të hapur derë tonë prandaj të tillëve gjithmonë ju përulemi dhe ju apelojmë: "Ju lutemi na bashkangjituni".

- Ejani në natyrë! Të lahemi mu ujin e kristaltë, të frymojmë ajrin e pastër, të dëgjojmë gurgullimën e ujit, cicërimën e zogjve dhe thjesht përjetoni tokën nën këmbët tuaja.

- Shumë mund të n ndihmoni me prezencën tuaj, këshillat e juaja dhe me mundin që do ta japim në rimëkëmbjen e natyrës, të fëmijëve, të luleve në mal, të drunjve, mjegullave...dhe ne për këtë ju falenderojmë që tani.
lajmerime
foto galeria
Ku varet uji-Ujvara e skakallës
Bukuritë natyrore të bjeshkëve të Sharrit
Bukuritë natyrore të bjeshkëve të Sharrit
foto galeria
Revitalizmi i vend pikniqeve-Me Ambasadori e Zvicrës Stefano Llazaroto
Revitalizmi i vend pikniqeve në Malin Sharr
Revitalizmi i vend pikniqeve në Malin Sharr
foto galeria
Ushqime tradicionale për të pranishmit
Ushqime tradicionale për të pranishmit
Kryetari i Eko-Natyrës Z.Nexhbedin Haliti
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © Eko Natyra 2009
Developed by: Just5 Studio