AL - MK - EN
Aktivitetet
Projekti "Revitalizimi i vendpikniqeve në Malin Sharr"
Deri te mjetet e informimit

INFORMATË


Shoqata ekologjike Eko-Natyra Tetovë këtyre ditëve përfundoi projektin “Revitalizimi i vend pikniqeve në Malin Sharr”.
Projektin e realizuan aktivistët e Eko-Natyrës ndërsa materialisht u përkrah nga Ambasada e Zvicrës në R.e Maqedonisë.
-Aktivitetet e projektit ishin :
• Vendosja e tavolinave prej drurit masiv të dushkut nëtë gjitha vendpikniqet në aksin Tetovë –Kodra e diellit,Vendosja e luhatëseve prej druri në këto vend pikniqe,Vendosja e tabelave eko-informative,Vendosja e shportave të mbeturinave,Improvizimi i një fushe për Volejboll,Zgjërimi-nivelizimi dhe tamponimi në disa vende i rrugës Mbigurr-Stanet e Shipkovicës,Distribuimi i materialeve eko-edukative (broshura ,postera maica dhe kapela) nëpër shkolla,univerzitete institucione,qendrën e skijimit Kodra e diellit etj.
Jemi të sigurtë se vetëdija ekologjike e qytetarëve do të ngritet në një nivel më të lartë dhe kjo do të ishte një nxitje më e madhe edhe për ne si shoqatë që të vazhdojmë edhe më tej me aktivitet për një Sharr më të pastër.
-Natyrisht është rasti të përmendim bashkpunimin e shkëlqyeshëm që Eko-Natyra ka pasur me NPK “Tetova”-Tetovë të cilët njëherë në javë kanë transportuar mbeturinat nga këto vendpikniqe dhe ja që erdhi rradha ti falenderojmë publikisht.
-Falenderimi i veçantë për Ambasadën e Zvicrës në Maqedoni dhe posaçërisht shkëlqesinë e tij Ambasadorin Stefano Llazaroto që nuk nguruan materialisht ta ndihmojnë këtë projekt i cili është shumë i rëndësishëm për banorët e malësisë së Sharrit dhe Tetovës duke pasur parasysh se Tetovës i mungojnë hapsirat për piknik dhe rekreacion..
Me këtë rast Ambasadori Llazarotto do të thotë: “...Ambasada e Zvicrane është shumë e kënaqur me bashkpunimin me shoqatën Eko-Natyra dhe shumë i falenderoj dhe duhet të cekë se ishte një projekt jashtëzakonisht i mirë dhe i suksesshëm.Ky projekt ka të bëjë me mbrojtjen e natyrës dhe jam i befasuar pozitivisht nga kujdesi që i kushtohet bjeshkës....”

Vizioni i jonë është :”Mali Sharr destinacion ekologjik-ekonomik dhe turistik” dhe këtë vizion do ta realizojmë në bashkpunim me malësorët e Sharrit,me adhuruesit e Sharrit dhe miqve tanë siç ishte këtë radhë Ambasada e Zvicrës në R.e Maqedonisë.
Tetovë Eko-Natyra Tetovë
17-12-2011
Mirënjohjet
Webfaqen e ndihmuan
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © Eko Natyra 2009
Developed by: Just5 Studio