AL - MK - EN
Aktivitetet
Promovimi i bukurive natyrore dhe kulturore : "Lëndina e Ambasadorëve"
Sh.E:"Eko-Natyra ",Dekani i ambasadorëve të akredituar në Maqedoni (njëkohësisht Ambasadori i R.së Shqipërisë ) Z.Arben Çejku të përkrahur nga Ministri i ekologjisë në R.e Maqedonisë Z.Abdulaqim Ademi në vendin e quajtur "Gjurri i Sidollit"organizuan një eveniment për Korrin Diplomatik të akreditura në R.e Maqedonisë ku u Promovuan bukuritë natyrore dhe trashëgimia kulturore e banorëve të malësisë së Sharrit.
Me këtë rast për të pranishmit u organizua :
* Një ekspozitë në natyrë me 30 fotografi (80cm*60cm)nga atraksionet turistike të virgjëra në Bjeshkët e Sharrit.
* Ambasadorët e pranishëm i shijuan ushqimet tradicionale të pregaditura nga banorët e fshatrave të Sharrit.

*Rinija e fshatit Shipkovicë kishte organizuar një program kulturo-argëtues me këngë e valle me motive nga fshatrat e malësisë së Sharrit.
* Me këtë rast të pranishmit vendosën që ky vend simbolikisht të emërtohet "Lëndina e Ambasadorëve " u vendos pllaka me mbishkrim dhe ky event të jetë tradicional .

*Fotografitë e ekpozitës ju dhuruan Ambasadorëve në shenjë mirënjohje për prezencën e tyre.

*Në fund të gjithë të pranishmit vizituan "Stanet e Shipkovicës " ku u dëshmua zemërgjërsija dhe bujaria e banorëve të Sharrit.
Mirënjohjet
Webfaqen e ndihmuan
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © Eko Natyra 2009
Developed by: Just5 Studio