Aktivitetet
Aksioni ekologjik "PËR NJË SHARR MË TË PASTËR"
Shoqata ekologjike "Eko-Natyra" dhe Klubi ekologjik pranë Sh.F. "Rexhep Voka " Shipkovicë me 18 tetor 2014 realizuan aksionin ekologjik "Për një Sharr më të pastër" në vendpikniqet :Lëndina e Ambasadorëve (Gjurri i Sidollit )dhe Promka .Aksioni përfshinte pastrimin dhe rregullimin e këtyre pushimoreve-nxënësit i realizuan në përpikmëri detyrat e aksionit.Mbeturinat e mbledhura gjatë këti aksioni u transportuan në deponinë rajonale nga NPK Tetova.Ishte ky aksion në vazhdën e aksionit për një ambient pa mbeturina.Në fund të aksionit nxënësit organizuan edhe lojra sportive.Një falenderim i veçantë për Ndërmarjen publike komunale NPK TETOVA të cilët edhe në këtë aksion por edhe gjatë tërë vitit njëherë në javë bënë transportin e mbeturinave në deponinë rajonale në Tetovë.